...dëshmi e cilësisë! English | Македонски
       
CA FJALË RRETH NESH... FOTO NGA KOMPANIA
  Nëse e analizojmë historikun e ndërmarrjes Golec Trans do të vijmë në përfundim se ëndrra amerikane e suksesit mund të bëhet realitet edhe këtu tek ne. Historiku i kësaj ndërmarrje na e tregon zhvillimin evolutiv të saj, si dhe dëshmon se çdo sukses që ka arritur Golec Trans, ka ardhur si rezultat punës së palodhshme disavjeçare dhe djersës së ndershme të themeluesit të saj Hamdi Latifit.
-
Ndërmarrja Golec Trans, zanafillën e saj e ka në vitin 1973, por në atë kohë ka qenë e regjistruar në emrin personal të pronarit, me veprimtari si auto-transportues. Aftësitë afariste të z.Latifit erdhën shpejt në shprehje, pasi veç më në vitin 1979 bleu edhe një kombajnë ku filloi të japë edhe shërbimet e korrjes së grurit për bujqit e rajonit.
-
Deri në vitin 1992 ndërmarrja u pajis edhe me tri kombajna tjerë, si dhe me tri kamionë ngarkues. Me datë 01.04.1992 auto-transportuesi Hamdi Latifi transformohet në shoqëri për tregti dhe prodhim ˝Golec Trans˝.
-
Në fillim, ndërmarrja ˝Golec Trans˝ veprimtari kryesore e kishte transportin e mallrave si dhe nxjerrjen e rërës nga lumi. Por gjatë këtyre 15 viteve të fundit ndërmarrja ˝Golec Trans˝ u zgjerua edhe më shumë dhe kështu krijoi edhe katër njësi të reja të punës, si:
-
▫ Njësia e punës Separacioni
▫ Njësia e punës Betoniera
▫ Njësia e punës së Transportit dhe
▫ Njësia e punës për Ndërtim
-
Ndërmarrja ˝Golec Trans˝ klientëve të vet ua ofron më të mirën dhe pikërisht ky është shkaku i progresit të saj dhe shndërrimit në kompani të madhe dhe të njohur në rajon. Kualiteti i ndërmarrjes ˝Golec Trans˝ dëshmohet me punë.
 
 
  Kontakti | Site Map | Faqe e parë